Portugalia mund t’ia dalë edhe pa Ronaldon

Futboll

Portugalia mund t’ia dalë edhe pa Ronaldon

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 16:52
Ronaldo e Gomes

Portugalia përgatitet ta nis misionin me këmbë të mbarë në kualifikimet për Kampionatin Botëror. Ata do të kenë sprovë të zorshme, pasi që do të luajnë në stadiumin ‘St. Jakob – Park’ në Basel, ndaj Zvicrës. Ndeshja zhvillohet me 6 shtator, në orën 20.45. Portugalia mund t’ia dalë edhe pa Cristiano Ronaldon. I këtij mendimi është mesfushori i luzitanëve  Andres Gomes , i cili ka folur në lidhje me dëmtimin që pësoi në finalen e Kampionatit Europian. “Ronaldo është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ne. Ai është gjithmonë i gatshëm të japë më të mirën për Kombëtaren Portugeze dhe është një shembull për të gjithë ne. Pavarësisht se ai nuk do të jetë kundër Gjibraltarit dhe Zvicrës, ekipi ka elementët e duhur për të arritur fitoren”, ka thënë Gomes, duke kujtuar finalen e fituar me 1:0 kundër Francës: “Nuk ishte e lehtë të fitonim kundër Francës. Ata ndodheshin në shtëpinë e tyre, por në fund ia dolëm. Jam shumë i  lumtur që skuadra ime u shpall kampion i Europës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat