Gabigol është i Interit, tash është zyrtare

Futboll

Gabigol është i Interit, tash është zyrtare

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 20:02
Gabriel Barbosas

Interi ka konfirmuar transferimin e Gabriel Barbosas, të njohur si Gabigol, të cilin e ka blerë nga Santosi.

Sulmuesi kishte udhëtuar për në Milano në javën e kaluar për testet mjekësore, por ishte kthyer te ish-klubi për të zhvilluar edhe një ndeshje të fundit, në mënyrë që të përshëndetej me tifozët.

Ndërsa të martën, përmes një komunikate për media, Nerazzurrët kanë njoftuar se e kanë zyrtarizuar transferimin në ditëlindjen e tij të 20-të.

Image
Gabigol ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Interin.

Klubi italian duhet të paguajë rreth 28 milionë euro për futbollistin, megjithëse paratë do të shpërndahen ndërmjet grupeve të ndryshme që posedojnë të drejtat e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat