Hart: Përnjëherë karriera ime ndryshoi

Futboll

Hart: Përnjëherë karriera ime ndryshoi

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 17:14
Joe Hart

Skuadra e Serie A, Torino, ka konfirmuar se ka nënshkruar me Joe Hart.  Ata janë të lumtur që në mesin e tyre kanë një portier me cilësi të larta. Portieri anglez është huazuar nga Manchester City.  Ndërkaq, portieri Joe Hart, shprehet se është i kënaqur që do të jetë pjesë e kësaj skuadre me ambicie të mëdha.  “Përnjëherë karriera ime ndryshoi dhe unë e interpretova si një shenjë të fatit. Prandaj, më duhej të bëja diçka… Zgjedhja e Torinos erdhi në momentin e duhur. Jam shumë i kënaqur që mund të konkurroj në një ligë të bukur dhe të vështirë si Serie A”, ka thënë mes të tjera Hart.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat