Shqipëria ndahet baras me Marokun

Futboll

Shqipëria ndahet baras me Marokun

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 22:36
Shqiperi Marok

Sfida miqësore në mes Shqipërisë dhe Marokut përfundoi pa gola. Kjo sfidë ka qenë e mirëseardhur për Shqipërinë, për faktin se me 5 shtator në Shkodër do të takohen me Maqedoninë, në kuadër të ndeshjes së parë të eliminatorëve për Kampionatin Botëror - "Rusia 2018".

Kombëtarja e Shqipërisë u nda baras (0:0) me Marokun, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. Në një ndeshje mjaft të mirë, por sulmuesit nuk treguan cilësitë e tyre, duke mbetur rrjetat e paprekura.

Para fillimit të takimit kreu i FSHF-së, Armand Duka e cilësoi këtë sfidë si nisjen e edicionit të ri. “Kombëtarja filloj një edicion të ri, atë të eliminatoreve të Botërorit. Çunat duhet të kthehen me këmbë në tokë, sepse vetëm nëse japim 100 për qind arrimë diçka. Për mua ndeshja me Maqedoninë është më e rendësishmja”,- tha Duka. Ndërkaq, një shtëpi europiane pas pjesëmarrjes historike të Shqipërisë në Kampionatin Europian. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama impiantin modern “Loro Boriçi”. I pranishëm në inaugurimin e stadiumit në Shkodër, në miqësoren përballë Marokut, për emisionin “Kuq e Zi”, kreu i qeverisë vlerësoi investimin e radhës të rëndësishëm në futboll. Në fakt, në minutën e 7-të, Gashi provon me një gjuajtje nga jashtë zonës pas një aksioni të gjatë të kuqezinjve por portieri  i kundërshtarëve kontrollon në pozicion. Në minutën e 19-të, gol i anuluar për Marokun. Një dalje e shpejtë para portës së kuqezinjve vë në vështirësi Gjimshitin që pengohet pranë zonë. Marokenët shënojnë, por gjyqtari vërshëllen për një pozicion jashtë loje. Tjetër goditje në drejtim të Berishës në minutën e 24-të. Sulmuesi maroken futet në zonë dhe gjuan me të majtën, por e ndal Berisha.

Në minutën e 49-të, aksion nga e majta e Cikalleshit. Sulmuesi hyn në zonë dhe lëshon një predhë drejt portës, por portieri  kundërshtar shpëton katërkëndorin e tij nga një gol i sigurt me një refleks të jashtëzakonshëm. Sfida miqësore në mes Shqipërisë dhe Marokut përfundoi pa gola. Kjo sfidë ka qenë e mirëseardhur për Shqipërinë, për faktin se me 5 shtator në Shkodër do të takohen me Maqedoninë, në kuadër të ndeshjes së parë të eliminatorëve për Kampionatin Botëror - "Rusia 2018".

Shqipëria-Maroku 0:0

Stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Lenjani, Xhaka, Basha, Abrashi, Hyka, Gashi dhe Cikalleshi. Në pjesën e dytë luajtën: Agolli, Veseli, Kukeli, Memushaj, Kaçe dhe Sadiku.

Maroku: El Kajoui, Dakosta, El Moutakui, Dirar, El Ahmadi, Amrabat, Fajr, Tanane, En­Nesyri, Buhaduz dhe Aguerd. Në pjesën e dytë luajti: Rijan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat