Ja çfarë thotë për Etrit Berishën ish portieri i Juventusit, Storari

Futboll

Ja çfarë thotë për Etrit Berishën ish portieri i Juventusit, Storari

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 21:04
Etrit Berisha

Marko Storari, dikur portieri i Juventusit, ka komentuar rreth situatës së Lacios, e cila ka bërë ndryshime të rëndësishme për këtë sezon.

Një nga pikat thelbësore të këtij edicioni të ri është konfirmimi i Federiko Marketit në portë, ndërsa Etrit Berisha u huazua te Atalanta edhe pse pak javë më parë i ishte premtuar atij posti i titullarit

“Lacio në këtë sezon do të luajë të gjithë kartat që ka në dispozicion për të arritur në Europë. Ka varur shpresat në këtë sezon te Marketi në portë dhe Imobile në sulm. Në këtë mënyrë ka garantuar të tashmen, ndërsa ka programuar të ardhmen me Berishën i cili do të kthehet nga huazimi te Atalanta”, u shpreh i sigurt ish-portieri i Juventusit për “Radio Incontro Olympia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat