Thaçi: Bota po raporton për lojën tonë

Futboll

Thaçi: Bota po raporton për lojën tonë

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 23:01
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook pas përfundimit të lojës së parë zyrtare të përfaqësueses së Kosovës në futboll, lojë e cila përfundoi me barazim kundër Finlandës.

“Bota po raporton për lojën tonë të parë, dëshmi e energjisë, optimizmit, dashurisë ndaj vendlindjes dhe kujtimeve për historinë tonë. Urime përfaqësues dhe golashënesit Berisha, urime selektorit dhe federatës dhe urime të gjithë djemve dhe vashave që do të luajnë tash e tutje me mbresat e kësaj loje historike. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat