Tirana, Daja me forca të reja ndaj Kukësit

Futboll

Tirana, Daja me forca të reja ndaj Kukësit

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 23:42
Tirana

Lajme të mira nga kampi i Tiranës përsa u përket prurjeve të merkatos verore. Në seancën e fundit stërvitore grupit të futbollistëve bardheblu u janë bashkuar dy përforcimet e fundit Moktar Cisse dhe Akua, që nisën menjëherë përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Daja. Cisse në fakt ishte konfirmuar prej mëse dy javësh nga nga klubi kryeqytetas, por mbërriti me vonesë në Tiranë për arsye dokumentacioni. Një tjetër lajm pozitiv lidhet me dy kongolezet Merveille dhe Moise, që kanë marrë së fundmi konfirmimin nga Federata e Kongos dhe brenda javës do të përfundojë procedura që të dy lojtarët të jenë të gatshëm për ndeshjen me Kukësin.

Me zhvillimet e fundit stafi teknik i Tiranës do ta ketë një organikë të kompletuar, për hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm ndaj verilindorëve në sfidën që do të luhet në “Selman Stërmasi”. Tirana e ka nisur me dy barazime kampionatin, me Teutën në Durrës dhe me Lacin po në transfertë, ndaj kundër Kukësit tifozëria bardheblu pret fitoren e parë, për të ngjallur shpresës për titullin, trofe që u mungon prej 7 sezonesh 24 herë kampionëve të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat