Wenger: Xhaka është i fortë

Futboll

Wenger: Xhaka është i fortë

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 18:19
Granit Xhaka

Në një konferencë për mediat, në prag të ndeshjes kundër Hull City-t, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka një impakt të madh në skuadër. “Nuk ka të bëjë me cilësitë e tij, ai është adaptuar në ritmin e futbollit anglez. Është punë e çifteve të lojtarëve, Coquelin dhe Cazorla janë përshtatur mirë së bashku, por edhe Xhaka do të luaj. Ai është i fortë dhe po bëhet më i mirë në çdo javë, dhe do të ketë impakt të madh në skuadër”, tha Wenger. Arsenal sot në orën 16.00 do të luaj si mysafir i Hull City-t, në takimin e javës së 5-të të Premier Leagues. Arsenali është në vend të shtatë me 7 pikë sa ka edhe Hull një vend më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat