Ja kush është lojtari më i fauluar në Premier Ligë

Futboll

Ja kush është lojtari më i fauluar në Premier Ligë

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 21:25
Ilustrim

Në një lajm që nuk do ta befasonte pothuajse askënd, Diego Costa është futbollisti më i fauluar në Premier Ligë.

Sulmuesi i Chelseat, që pothuajse gjithmonë është i përfshirë në situata të pahijshme në fushë, është frulluar plot 15 herë në katër ndeshjet e deritanishme të sezonit.

Costa është edhe një prej lojtarëve më të ashpër, pasi që nga katër faulla që ka shkaktuar deri më tani, në tre raste është ndëshkuar me karton të verdhë.

Lojtari i dytë më i faulluar është Eden Hazard, që po ashtu është pjesë e Chelseat. Në reprezentuesin belg deri më tani është ndërhyrë 12 herë në mënyrë të palejueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat