Sevilla frenohet në fushën e Eibar

Futboll

Sevilla frenohet në fushën e Eibar

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 01:03
ilustrim

Sevilla humbi shansin që për një mbrëmje të ishte e vetme në krye të La Ligas. Skuadra e Jorge Sampaolit u frenua në barazim 1-1 në fushën e Eibar.

Në avantazh pas golit të Viettos dhe me një lojtar më tepër, prej kartonit të kuq të Rodriguez në të 45-ën, andaluzën shpërdoruan rastin e dhënë.

Eibari arriti të barazionte, pas rrjetës së Leon në minutën e 64-rt, ndërsa arriti të merrte një pikë, pavarësisht se e mbyli sfidën me 9 lojtar, pas kartonit të dytë të kuq, të Garcia në minutat finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat