Kolshi pret penalltinë, më i merituari për pikën e Besës

Futboll

Kolshi pret penalltinë, më i merituari për pikën e Besës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2016 Në ora: 17:01
Granit Kolshi

Trepça nga Mitrovica arriti ta ndalë një pikë në konak të vetin, duke barazuar me rezultat 1:1 me Besën e Pejës. Në një ndeshje të fortë, mitrovicasit regjistruan barazimin e dytë nga pesë ndeshjet e deritashme, por ende nuk kanë shijuar fitore, kurse Besa u kthye me një pikë të vlefshme.    Në minutën e 23-të, vendasit kaluan në epërsi me golin e Hasan Hysenit, ndërsa një minutë pa përfunduar pjesa e parë patën mundësi të dyfishojnë epërsinë. Enis Zabërgja dështoi nga penalltia, ngase gjuajtjen e tij e mbrojti portieri Granit Kolshi dhe është më i merituari për pikën e pejanëve. Futbollisti Qemail Elshani është protagonist për barazimin e Besës. Ai shënoi në minutën e 59-të dhe i dhuroi pikë të madhe pejanëve.  Në minutën e 74-të, mesfushori i mitrovicasve, Florent Avdyli lëshon një projektil nga distanca, topi e dridh shtyllën. Kështu që skuadra ndanë pikët. Besa është në vend të katërt me 9 pikë, kurse Trepça e fundit (i 12-ti) me 2 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat