Mourinho fajëson yllin e skuadrës për humbjen nga Watfordi

Futboll

Mourinho fajëson yllin e skuadrës për humbjen nga Watfordi

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 10:13
Luke Shaw

Jose Mourinho ka fajësuar Luke Shaw për mënyrën se si ka rënë goli i dytë i Watfordit

Duket se qetësia është prishur te Manchester Unitedi. Jose Mourinho njihet si një trajner që prish shumë shpejt marrëdhëniet me lojtarët e tij, shkruan 'The Sun'.

Ashtu siç bëri në shumë skuadra të mëdha Evropiane, veçohen Real Madridi e Chelsea, Jose ka filluar të krijojë armiqësi edhe te Unitedi, vazhdon më tej shkrimin për portugezin 'The Sun'.

'The Sun' shkruan se si portugezi në asnjë moment nuk është duke marrë përgjegjësinë për tre humbjet me radhë të skuadrës së tij, ku pas çdo humbje ai po i fajëson vetëm lojtarët. Viktimë e tij kësaj radhe ishte mbrojtësi i majtë, Luke Shaw.

“Kur ishim 1:1 ne filluam të marrim kontrollin e ndeshjes dhe ideja ishte të fitojmë. Kishim kohë për të bërë diçka të tillë. Por, pastaj ra goli i dytë i tyre që për mënyrën se si ra ishte një gabim i pafalshëm i lojtarit tonë”, tha Mourinho, duke ju referuar Luke Shaw.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat