Bravo: Ja pse u largova nga Barcelona

Futboll

Bravo: Ja pse u largova nga Barcelona

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 00:14
Bravo

Pas 2 sezonesh te Barcelona, Claudio Bravo këtë verë ndryshoi sërish skuadër duke u transferuar te Manchester City. Me kërkesë të trajnerit të tyre Pep Guardiola Citiziens shpenzuan rreth 20 milionë Euro për të blerë kartonin e portierit 33-vjecar nga Barcelona. Në 3 ndeshjet e tij të para me fanellën e City-it mes kampionatit dhe Champions-it, Bravo ka pësuar vetëm një gol pikërisht atë që i realizoi Zlatan Ibrahimovic në derbin e Manchester-it.

Gardiani kilian është i lumtur për kalimin e tij në ishull ndërkohë që në një intervistë Bravo zbuloi edhe arsyet se përse u largua nga Barcelona. ” Nuk ika nga Barca sepse aty ishte Ter Stegen. Isha shumë i sinqertë me drejtuesit e klubit katalanas. Unë nuk dëshiroja të ulesha në stol në asnjë ndeshje. Ata e kuptuan dicka të tillë dhe më lejuan të largohem, theksoi 33-vjecari. Më pas Bravo foli edhe për aventurën e tij gjatë këtyre 2 viteve me skuadrën blaugrana:” Te Barca gjithmonë u mundova të bëja më të mirën time. Gjithmonë kam patur mbështetjen e të gjithëve aty, deklaroi në përfundim Claudio Bravo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat