Kriza e Manchester Utd

Futboll

Kriza e Manchester Utd

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 12:25
Marouane Fellaini

Futbollisti Marouane Fellaini e ka pranuar se Manchester Utd ka rënë në një “krizë të vogël” pas humbjes së tri ndeshjeve në pak më shumë se një javë kohë.  “Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbjen kundër Manchester Cityt dhe Watfordit, brenda vendit, ndërsa u mposhtën edhe nga Feyenoord, në Europa League. Dhe Fellaini pohoi se rezultatet e tilla janë të papranueshme në “Old Trafford”. “Ne mund të themi se është një krizë e vogël, për shkak se një klub si Manchester United nuk mund të humbasë tri ndeshje”, – ka thënë ish-lojtari i Everton për “SFR Sports”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat