Elseid Hysaj, shembull për t'u ndjekur në fushë, por edhe jashtë saj. Një prej futbollistëve më të mirë të kombëtares tregon se di t'i mbajë premtimet.
Gazetarja e "Super Sport" Vilmamasha e konfirmon diçka të tillë me anë të një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto, së bashku me kolegun e saj, Sokol Xhihanin duke shpalosur fanellën e Napolit dhuruar nga Elseid Hysaj. “Mirë me koleksionin, Sokol Xhihani, apo na duhen edhe disa? Elsi na i jep bluzat, nuk na gënjen”, shkruante Vilma në foton e postuar.