Munishi ka një lutje për foton e para 48 viteve!

Futboll

Munishi ka një lutje për foton e para 48 viteve!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 shtator 2016 Në ora: 12:03
KF Flamurtari i vitit 1968

KF Flamurtari i Prishtinës është themeluar para 48 viteve, një emër aq shqip dhe qysh atëkohë i ka pasur fanellat kuq e zi dhe me shqiponjën dykrenore. Kjo fotografi bardhezi është para 48 viteve, gjenerata e parë. Ish-futbollisti i kësaj skuadre dhe tani trajner i mirënjohur Ismet Munishi, është i emocionuar për traditën që ka ky klub dhe që sot garon në Ligën e Parë të Kosovës. “Flamurtari u themelua në vitin 1968, pas demonstratave të po këtij viti, këto ishin fanellat e para të KF Flamurtarit me shqiponjën dykrenare. Psh: Kush ka info shtesë për ngjarjen dhe akteret e themelimit dhe gjeneratës së parë që është në foto ju lutem komentoni dhe na tregoni”, ka shkruar Munishi në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat