Futbollisti i kampionit të Kosovës: Ja si e gjeta vajzën me letra gjermane!

Futboll

Futbollisti i kampionit të Kosovës: Ja si e gjeta vajzën me letra gjermane!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 shtator 2016 Në ora: 13:30
Blerand Kurtishaj me të fejuarën

Para një viti as që e kishte menduar se do ta gjej një vajzë me letra gjermane. Ky është futbollisti i skuadrës kampione Feronikelit nga Drenasi, Blerand Kurtishaj. Djali nga Theranda tregon se si e gjeti vajzën me letra përkatësisht para sa kohe u njoftua me të. Ai tha se dikush bëhet sebep, por fare pak ka rëndësi se ku ishte personi, por më shumë kësaj pune i kontribuoi vetë. “Jemi fejuar dhe në një të ardhme të afërt do të martohemi. E fejuara ime quhet Laureta Bajraktari dhe është nga Theranda. Ajo jeton në Gjermani”, tha Kurtishaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  A mendoni gradualisht te ikni nga Kosova? “Po”, përgjigjet futbollisti i dëshmuar. Që sa kohë njiheni me vajzën? “Qe dy muaj”, tha sulmuesi. E keni kryer punën vet apo me mësit? “Vet”, thotë Kurtishaj prej sulmuesve më të rrezikshëm në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat