Ish legjenda e Arsenalit: Xhaka njëlloj si Emmanuel Petit

Futboll

Ish legjenda e Arsenalit: Xhaka njëlloj si Emmanuel Petit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 shtator 2016 Në ora: 17:41
Arsene Wenger

Granit Xhaka e ka filluar furishëm sezonën me klubin e ri të Arsenalit, shkruan blick.ch. Ai shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Hull City për 4:1, ndërsa tre ditë më vonë shënoi një super gol kundër Nottingham Forest në kuadër të Kupës angleze: Të dyja golat ishin të shënuar nga rreth 30 metra largësi!

Image
Granit Xhaka

Për golat e Xhakës ka mbetur i habitur edhe vetë trajneri Arsene Wenger. “E kam ditur se Xhaka ka një gjuajtje potente, por gjatë sezonës së shkuar ka luajtur shumë në mbrojtje. Më pëlqen vetëbesimi i tij dhe luajtja e tij përpara mund të sjellë shumë më tepër gola,” tha ai përcjell botasot.info.

Edhe legjenda e Arsenalit, Freddie Ljungberg (39) është i befasuar me lojën e shqiptarit 23 vjeçar. “E kam parë disa herë si luan dhe vërtet është shumë i mirë. Ai ka punuar shumë si mesfushor dhe ka një gjuajtje të fuqishme me të majtën, si dikur Emmanuel Petit,” tha legjenda mes tjerash.

Fakt është: Xhaka është kthyer në temën kryesore të mediave të huaja. Mediat angleze atë e quajnë  «Blockbuster,» që në shqip mund të përkthehet si “diçka me fuqi të jashtëzakonshme,” dhe “si sukses i jashtëzakonshëm komercial.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat