Falcao mbetet në spital

Futboll

Falcao mbetet në spital

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 22:27
Radamel Falcao

Radamel Falcao ka marrë një goditje në kokë dhe ka humbur vetëdijen në ndeshjen e së mërkurës përballë Nice.

Sulmuesi i Monacos gjatë një dueli me portierin kundërshtar është goditur në kokë ku edhe ka mbetur pa vetëdije.

Kolumbiani është dërguar menjëherë në spital dhe gjendja e tij vazhdon të përcillet nga mjekët, të cilët ende nuk e kanë lënë që të shkojë në shtëpi.

Sipas trajnerit të Monacos, Leonardo Jardim gjyqtarët duhet të jenë më të rreptë për ndërhyrje të tilla, ku lojtarët rrezikojnë edhe jetën.

“Falcao është ende në spital pasi që ka marrë një goditje të rëndë në kokë”, u ka thënë Jardim gazetarëve.

“Gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ndëshkojnë ndërhyrjet e tilla”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat