Mourinho: Do t’ia thyej turinjtë Wengerit

Futboll

Mourinho: Do t’ia thyej turinjtë Wengerit

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 17:42
Mourinho e Wenger

Jose Mourinho dhe Arsene Wenger. Të dy konsiderohen armiq dhe shkëndijat në të kaluarën mes tyre kanë qenë të shumta, me “Daily Mail” që zbulon edhe një deklaratë shumë të fortë të Mourinhos në drejtim të homologut të tij francez. Në janar të 2014 Chelsea ishte gati për të shitur Juan Mata te Manchester United. Arsenalit që i duhej të përballej me Djajtë e Kuq, nuk i shkonte për shtat dicka e tillë dhe Arsene Wenger e akuzoi Mourinhon se kishte frikë. Përgjigja e “Special One” u bë e famshme me portugezin që e etiketoi Wenger “një specialist të dështimeve’, por në një libër të gazetarit Rob Beasley, zbulohet një tjetër frazë e Mourinhos ndaj Wenger, shumë më e rëndë. Sipas tij Mourinho ka thënë: Kur Wenger kritikon Chelsean dhe Manchester United për akordin mbi Matën.. epo një ditë do ta takoj Wenger jashtë fushave të lojës dhe do ti thyej turinjtë”. Është kjo fraza që Besley pretendon se ka thënë Mourinho. Hakmarrjen gjithsesi “Special One” e mori pak më vonë në fushë, në 22 mars të 2014 Wenger luante ndeshjen e tij të 1000 si trajner dhe në atë takim Chelsea gjunjëzoi Arsenalin me rezultatin e turpshëm 6-0. Ishte në një farë mënyrë një grusht në fytyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat