Kukaj optimist: Kundër Feronikelit? Futemi për pikët maksimale

Futboll

Kukaj optimist: Kundër Feronikelit? Futemi për pikët maksimale

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2016 Në ora: 18:51
Liridon Kukaj

Futbollisti i Prishtinës, Liridon Kukaj, beson e shpreson se do të kthehen me rezultat pozitiv nga ballafaqimi me kampionin në fuqi, Feronikelin, që luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas. Ky është derbi i javës së gjashtë të elitës së futbollit të Kosovës. “Kemi punuar mjaft mirë gjatë kësaj jave dhe besoj që jemi mjaft mirë të përgatitur për ndeshjen e radhës ndaj Feronikelit. Jemi komplet dhe përparësia jonë është vet grupi, ku dita - ditës vetëm po e njohim njëri-tjetrin më mirë dhe po komponohemi mjaft mirë”, tha Kukaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. A do të ishit të kënaqur edhe me një pikë? “Ne do të futemi për pikët maksimale, mirëpo ky është futboll dhe asnjëherë nuk i dihet se çka sjell vet loja, mirëpo ne asnjëherë nuk jemi të kënaqur me një pikë”, tha Kukaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat