United rikthehet te fitorja me spektakël

Futboll

United rikthehet te fitorja me spektakël

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 16:13
Ilustrim

Manchester United ka arritur të rikthehet tek fitorja pas dy humbjeve radhazi në Ligën Premier.

Në ndeshjen hapëse të javës së gjashtë, United ka triumfuar me rezultat të lartë 4:1, ndaj kampionëve në fuqi Leicester City.

Pjesa e parë ka qenë fantastike për ‘Djajtë e Kuq’, të cilët kanë shënuar katër gola.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Chris Smalling në minutën e 22-të pasi u shërbye mirë nga Blind shënoi me kokë për 1:0.

15 minuta më vonë u organizua aksioni më i mirë i ndeshjes, ku Mata bashkëveproi me Pogban, francezi luajti me Lingard i cili asistoi për spanjollin që shënoi golin e dytë në ndeshje në minutën e 37-të.

Radha për të shënuar i erdhi edhe talentit Marcus Rashford dhe këtë gjë e bëri në minutën e 40-të pas asistimit nga Juan Manuel Mata.

Lojtari më i shtrenjtë në histori, Paul Pogba arriti ta shënoi golin e parë me fanellën e United në minutën e 42-të, pas një asistimi nga Blind nga rivënia këndore.

Në pjesën e dytë, skuadra e Jose Mourinhos arriti ta menaxhonte mjaftë mirë rezultatin.

Ndërkohë kampionët në fuqi shënuan golin e nderit pasi kaluan 59-të minuta lojë.

Ishte sulmuesi Demarai Gray që realizoi golin e vetëm për kampionët pasi u shërbye mirë nga Amartey.

Pas kësaj fitore, United ngjitët në pozitën e tretë me 12 pikë të tubuara pas gjashtë javëve.

Ndërkohë humbja ndaj Unitedit, ishte e treta këtë edicion për kampionët e Leicester Cityt, derisa kanë shënuar dy fitore dhe kanë marrë një barazim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat