Besa arkëton tri pikë të mëdha

Futboll

Besa arkëton tri pikë të mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2016 Në ora: 16:55

Skuadra e Besës nga Peja me mund të madh arkëtuan tri pikë të  mëdha, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Dritën nga Gjilani. Pejanët shënuan fitore, duke iu falënderuar golave të Qemal Elshanit në minutën e 20-të dhe Xhevdet Shabanit në atë të 90+1. Drita është paraqitur shumë e rrezikshme në disa raste, kur pati disa mundësi të mira, por e pafat.  Në minutën e 73-të, Drita ka mundur të barazoi rezultatin, kur pas një gabimi të Granit Kolshit, sulmuesi Semir Zeneli, nuk arriti të përfitojë.  Megjithatë, kur nuk shënon edhe pëson, kësisoj Besa arkëton tri pikë të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat