Muaji tetor, supesfida për Kosovën dhe Shqipërinë!

Futboll

Muaji tetor, supesfida për Kosovën dhe Shqipërinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2016 Në ora: 11:06
Kombëtarja e Kosovës

Po afrohet muaji tetor dhe do të jenë sfida shumë interesante për kualifikimet për Kampionatin Botëror në futboll. E para, kombëtarja e Kosovës në Shkodër takohet me Kroacinë, e cila luhet me 6 tetor dhe pas tri ditëve në Poloni ndaj Ukrainës, ndeshjet të grupit I. E dyta, Shqipëria do të luajë me 6 tetor si mysafir i Lihteshtajnit dhe presin fitores, por me 9 tetor në konak të tyre do të kenë përball Spanjën, të vlefshme për grupin G. Kosova dhe Shqipëria startuan fortë mirë. Kosova barazoi në Turku me Finlandën me rezultat 1:1, kurse Shqipëria e kishte mundur me 2:1 Maqedoninë. Përzgjedhësi i kombëtares së Ukrainës, AndriyShevchenko, fortë nuk mërzitet për takimin me Kosovën, duke thënë mes të tjera: “Ndeshjet kundër Kosovës janë po aq të rëndësishme si ato ndaj skuadrave tjera. E di se ndeshja do të zhvillohet në terren neutral, por e di se tifozët tanë do të vijnë edhe në Poloni, por edhe nëse loja do të zhvillohej në Australi. Unë e njoh shumë pak ekipin e Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat