Derbi shqiptar dhe i vëllezërve Xhaka në Champions League

Futboll

Derbi shqiptar dhe i vëllezërve Xhaka në Champions League

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 shtator 2016 Në ora: 14:13
Taulant e Granit Xhaka

Të mërkurën në mbrëmjen, në Emirates të Londrës, do të zhvillohet derbi shqiptar njëkohësisht edhe i vëllezërve Xhaka! Arsenali me dy shqiptarë takohet me Baselin, kampionin e Zvicrës. Kjo ndeshje ka emocione të pakufishme, për faktin se do të ndeshen edhe vëllezërit mes vete, Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka. Nuk është hera e parë që ballafaqohen mes vete, ndodhi edhe në Euro 2016, kur Graniti luante për Zvicrën dhe Taulanti për Shqipërinë, fitorja i takoi me 1:0 Zvicrës. Dhe tani, një përballje tjetër, Arsenali konsiderohet si favoritë, por Baseli njihet si ‘macja e zezë” për skuadrat angleze. Ndeshja luhet të mërkurën dhe fillon në orën 20.45, në kuadër të xhiros së dytë të grupit A të Champions Leagues. Ky është derbi shqiptar, sepse në petkun e Arsenalit paraqitet edhe mbrojtësi Shkodran Mustafi. Në hapje, Arsenali kishte barazuar 1:0 në Paris me PSG-në, kurse Baseli si vendas barazoi 1:1 me Ludogoretsin e Bullgarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat