Teuta, të huajt larg pritshmërive

Futboll

Teuta, të huajt larg pritshmërive

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 22:51
ilustrim

Teuta nuk e ka nisur në mënyrën e duhur sezonin ku me 2 barazime gjëndet në vendin e fundit ndryshe nga një vit më parë kur kishte 9 pikë në 4 javë. Difetki më i madh për djemtë e detit duket të jetë sulmi, pasi ende nuk ka ardhur goli i parë në këtë edicion në 360 minuta të luajtura. Durrsakët kanë ndryshuar shumë pak organikën krahasuar me edicionin e kaluar, duke afruar në skuadër përvec trajnerit italian Cesare Beggi edhe fantazistin serb Tarik Cmajcanin dhe sulmuesin nga Mozambiku Faizal Bangal. Pritshmëritë ndaj të dyve janë të mëdha, aq sa tek Teuta ishin optimistë se ecuria e sezonit të shkuar vetëm mund të përmirësohej.

Megjithatë të dy të huajt e afruar nuk kanë treguar asgjë të jashtëzakonshme në 3 sfidat e luajtura. Cmajcanin është aktivizuar në 270 minuta të plota në këto takime ndërsa Bangal është zëvendësuar në të 3 takimet duke luajtur në total 226 minuta. Në dy prej 4 takimeve të luajtura djemtë e detit nuk kanë pësuar gol, ndaj Tiranës dhe Flamurtarit, teksa janë mposhtur në transfertën e Kukësit 3-0 dhe në shtëpi nga Partizani 2-0. Në të katër ndeshjet e luajtura mundësitë e shënimit nuk kanë munguar por si Artur Magani në fillim dhe Faisal Bangal më pas kanë shëprdoruar rastet e krijuara. Në ndeshjen ndaj Flamurtarit, tentativa e Bangal sapo nisi pjesa e dytë është pasqyra më e mirë e vuajtjeve të shumta drejt golit për Teutën. Por pavarësisht kësaj trajneri Beggi ruan qetësinë dhe shpreson që shënjestra të rregullohet në javët e ardhshme duke nisur nga sfida me Korabin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat