Latifi me emocione i drejtohet tifozëve: E kam të vështirë ta shohë ekipin...

Futboll

Latifi me emocione i drejtohet tifozëve: E kam të vështirë ta shohë ekipin...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2016 Në ora: 11:48
Tifozët Intelektualët

Pozita e Dritës nga Gjilani është neveritëse për dashamirët e këtij klubit. Drita renditet në vend të fundit me vetëm tri pikë në elitën e futbollit. Portieri i kësaj skuadre, Artan Latifi, nuk ndihet  i qetë shpirtërisht dhe para derbit më të madh në vend (luhet të premten),  Drita-Gjilani, që shumë herë tubon 10 mijë veta, ka një mesazh emocionues për tifozët e skuadrës së tij, ‘Inbtelektualët’: “Të dashur tifoz të klubit, ju që nuk e harruat klubin asnjëherë. Në borë e në shi, ishit aty për të na mbështetur. Ndjej përgjegjësi morale si kapiten i skuadrës të ju drejtohem me këtë letër. E kam të vështirë ta shohë ekipin në këtë pozitë tabelare, mirëpo atmosfera brenda klubit, besimi në forcat tona dhe mbështetja e parezervë nga kryesia, janë faktorë të pamohueshëm që situata në të ardhmen do të jetë ndryshe. Tani jemi të përqendruar maksimalisht në ndeshjen e së premtes ndaj rivalit tonë lokal. Në emrin tim dhe në emër të gjithë lojtarëve ju premtojmë që do të japim gjithçka nga vetja për të dalë me kokën lartë. Jemi të bashkuar më shumë se kurrë, do të japim maksimumin për ta krijuar një rezultat që na përfaqëson. I vetmi rezultat që na përfaqëson është fitorja. Faleminderit për mbështetjen në këto ditë, po na jepni forcë dhe motiv. Të premten na mbetet që ne të triumfojmë në fushë dhe ju si gjithmonë të jepni ligjërata në tribuna”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat