Kaltrina Sylejmani beson në suksese të reja të Agushit në analet botërore

Futboll

Kaltrina Sylejmani beson në suksese të reja të Agushit në analet botërore

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2016 Në ora: 14:00
Pamje nga pritja e Agim Agushit

Agim Agushi është zhongleri që çuditë botën jo vetëm sportive. Ai nuk e ka ndërmend të ndalet me rekordet e deritashme botërore, por misionin i tij është të vazhdojë me mrekulli të tjera dhe të shkaktoi edhe emocione në mesin e dashamirëve të zhonglerit. Djaloshi që vjen nga Smira e Vitisë, ka plane të mëdha për të ardhmen e tij dhe që lakmohet edhe nga shtetet e ndryshme të rajonit.  Komuna e Vitisë/Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka pritur Rekordmenin Botëror dhe të Ginisit prof. Agim Agushin pas një seri rekordesh Botërore në Zagreb, Venecia, Shkodër, Prishtinë, Strugë, etj. Në emër të institucioneve komunale foli nënkryetari i Komunës z. Hasan Aliu, Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Kaltrina G. Sylejmani duke i uruar rrugëtim të pandalshëm me suksese të reja në analet e rekordeve botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat