Drita-Gjilani apo derbi më drithërues në Kosovë!

Futboll

Drita-Gjilani apo derbi më drithërues në Kosovë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 shtator 2016 Në ora: 10:58
Artan latifi dhe Arbnor Morina

I madh dhe i vogël në qytetin e Gjilanit e me rrethinë, po jetojnë me derbin më të madh në Kosovë, Drita-Gjilani. Dy skuadra të të njëjtit qytet, stërvitësin e luajnë në të njëjtin stadium, si gjithmonë përballjet mes tyre janë me rivalitet të nxehtë sportiv. Këta rivalë ndeshen sot në orën 15.00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, në kuadër të javës së 7-të të elitës së futbollit. Drita-Gjilani, dy skuadra që kanë lojtarë me kualitete dhe që premtojnë një derbi ashtu si i ka hije dhe secila kërkon trepikëshin. Tifozeritë të mobilizuar si asnjëherë më parë dhe secila ka përgatitur koreografinë e tyre për derbin e madh.  Tifozët ‘Intelektualët’ e Dritës dhe ‘Skifterët’ e Gjilanit,  premtojnë një anim korrekt, atmosferë brilante dhe t’i japin një shije të jashtëzakonshme këtij derbi që do ta lakmonin edhe shtetet e rajonit. Disa futbollistë edhe në të kaluarën kanë qenë pjesë e këtij derbi dhe e kanë shijuar se çfarë do të thotë të luash në një stadium të stërmbushur në Gjilan, mbi 10 mijë veta, një numër i ngjashëm pritet të jetë edhe në takimin e sotëm. Nga qyteti i Gjilanit raportohet se qysh në ditën e enjte në qytet shihen tifozë të veshur me ngjyrat tradicionale të klubeve të tyre. Veçori e këtij derbi është edhe kryetrajneri i Gjianit, Arbnor Morina, sepse do të jetë hera e tretë që do të drejtojë ekipin në një atmosferë drithëruese. Morina dy herë ka shijuar derbin, një herë kur drejtonte Dritën, pastaj Gjilanin dhe dy herë doli triumfues. A do të del ballëlart edhe për herë të tretë, do të shihet pas 90 minuta lojë. Portieri i Dritës, Artan Latifi, është tepër i emocionuar për këtë derbi dhe është optimist se do të shijojnë tri pikë të ëmbla që nuk maten as me ari.  “Normal se kemi emocione. Si në çdo derbi që dalim...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat