Tri ditëlindje me një tortë. Ku tjetër, përveç se në Gjirokastër?

Futboll

Tri ditëlindje me një tortë. Ku tjetër, përveç se në Gjirokastër?

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 22:30
Festimi i ditëlindjes

Nëse tre veta nga e njëjta skuadër kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë, atëherë gjirokastritët kanë zgjidhjen më të mirë.

Jo, ata nuk blejnë tre torta, por një tortë, madje edhe qirinj të përbashkët.

Dy futbollistë dhe një pjesëtar i stafit teknik të skuadrës së Luftëtarit ditën e sotme festonin ditëlindjen. Para stërvirjes për ndeshjen e radhës me Laçin, bluzinjtë patën disa momente festive.

Mbrojtësit Donald Rrapo dhe Ergys Mersini, si dhe një pjesëtari i stafit teknik u kanë fryrë qirnjve të përbashkët. Nuk e morrëm vesh moshën e secilit, por të tre bashkë mbushën 84 vjeç. Kjo ishte surpriza nga klubi.

Edhe pastaj kanë faj ata që i ngacmojnë me shaka për kursimtarinë gjirokastritët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat