Përveç mungesave, Kroacia ka një tjetër ‘problem’ para duelit me Kosovën

Futboll

Përveç mungesave, Kroacia ka një tjetër ‘problem’ para duelit me Kosovën

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 10:33
Mario Mandzukic

Kroacia do të përballet me Kosovën të enjten në “Loro Boriçi” në Shkodër në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Përveç mungesave të konfirmuara si Ivan Rakitic dhe Luka Modric, problemi tjetër i kroatëve është forma jo e mirë e Mario Mandzukic këtë sezon.

30-vjeçari nuk ka shënuar asnjë gol me Juventusin në këtë fillim sezoni edhe pse ka luajtur në 324 minuta në Serie A deri më tani.

Mandzukic është pika kyçe e Kroacisë dhe mungesa e golit nga ai është një problem i madh. Ndërsa më poshtë keni formën e sulmuesve kroatë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat