Gjigantët italianë me ofertë 40 milionëshe për Draxler

Futboll

Gjigantët italianë me ofertë 40 milionëshe për Draxler

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 15:07
Julian Draxler

Suksesi i munguar në Champions League po detyron Juventusin  që gjatë merkatos së janarit të bërë sërish nj blerje të madhe duke afruar në ekip mesfushorin ofensivë, Julian Draxler.

Gjermani prej kohësh është shprehur se nuk ndihet i lumtur te ekipi aktual i cili nuk merr pjesë në Champions League, shkruan ‘Goal’.

“Zonja e Vjetër” ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh në drejtim të Wolfsburgut e cila ka kartonin e super talentit gjerman.

Nëse ndodh ky transferim atëherë Draxler do të luajë pa problem në Champions League pasi gjatë këtij sezoni ai nuk është aktivizuar me asnjë klub tjetër në këtë kompeticion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat