Besa fiton derbin e Rrafshit të Dukagjinit

Futboll

Besa fiton derbin e Rrafshit të Dukagjinit

Nga: K.G. Më: 12 tetor 2016 Në ora: 17:00
Besa i gëzohet një goli

Skuadra e Besës nga Peja triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Lirisë, e cila ka qenë edhe derbi i skuadrave të rrafshit të Dukagjinit. Futbollistët e Besës u treguan më të shkathët dhe arkëtuan tri pikë të mëdha në ballafaqim me rivalin e vjetër. Në minutën e parë, Qëndrim Gashi humb një rast të për të mirë për të kaluar në epërsi Lirinë.  Në minutën e 33-të, vendasit shënuan përmes Leart Eminit, dhe kjo i dha forcë për minutat vijues. Në minutën e 83-të, Fatih Karahoda vulosi fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:0. Besa tani ngjitet në vend të katërt me 15 pikë të grumbulluara, kurse Liria është në vend të tetë me 9 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat