Flamurtari-Kukësi ndahen në paqe

Futboll

Flamurtari-Kukësi ndahen në paqe

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 23:32
Flamurtari-Kukësi

Në Vlorë nuk fiton askush mes Flamurtarit dhe Kukësit, me kuqezinjtë që thyen mallkimin duke dërguar topin në rrjetë pas 10 ndeshjesh, por pa arritur të fitojnë pavarësisht se luajtën për 60 minuta në superioritet numerik, pasojë dhe e pritjeve të portierit Koliqi që ishte më I miri për verilindorët. Një ndeshje ku meritonte më shumë Flamurtari, por që tensionon më shumë Kukësin për vetë ambiciet e verilindorëve.

Kukësi vinte në Vlorë pa asnjë humbje dhe mbi të gjitha I favorizuar dhe nga statistikat që e kishin parë fitues ndaj vlonjatëve  në 10 ndeshjet e fundit. Flamurtari nga ana e tij kërkonte të rikthehej te rezultatet pozitive dhe dëshira e kuqezinjve dominoi mbi forcën e Kukësit. Pas një fillimi më të mirë të verilindorëve, Flamurtari u shfaq brenda pak minutave disa herë rrezikshëm te porta e miqve. Në të 12-të Fazliu provoi I pari, ndërsa pak sekonda më pas Alves kaloi dhe Koliqin por në fund sërish e dorëzoi topin te duart e portierit të Kukësit. Në të 14-tën, provoi dhe Hair Zeqiri por goditja e tij shkoi jashtë. Minutat e mira skuadra vlonjate I konkretizoi në minutën e 20-të, kur Shkodra harkoi në zonë për Berishën që me kokë I dha epërsinë të tijve.

Kukësi përvec inferioritetit në rezultat mbeti dhe në inferioritet numerik, pasi në të 30-tën Pashaj u ndëshkua me të verdhin e dytë duke lënë me 10 vetë të tijtë. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vlonjatëve, që nisën më mirë dhe fraksionin e dytë kur rrezikuan të dyfishonin shifrat në të 55-të me Hair Zeqirin, por Koliqi reagoi mirë. Në të 61-tën, Kukësi gjeti më në fund barazimin falë Pero Pejicit që u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur.

Flamurtari që kishte luajtur më mirë deri në atë moment menjëherë kërkoi rikthimin në avantazh por Alves, që bënte debutimin e tij në kampionat,  u ndal mirë nga Koliqi. Kukësi u përgjigj në të 74-trën, por mundësinë më të mirë e pati Flamurtari me Shkodrën vetëm një minutë më pas, por Koliqi ishte sërish gati. Në të 80-të, as braziliani Alves nuk e rregulloi dot shënjestrën duke goditur jashtë me kokë. Në minutën e 95-të Flamurtari fitoi dhe një goditje dënimi në hyrje të zonës por që nuk u shfrytëzua sic duhet nga vlonjatët. U mbyll gjithcka në barazim 1-1 me Kukësin që regjistroi barazimin e katërt në 6 javë ndërsa Flamurtarit I rri ngushtë kjo pikë, pavarësisht se mori ndaj një rivali që nuk I shënonte prej 10 ndeshjesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat