Cili do të jetë anti-Skënderbeu?

Futboll

Cili do të jetë anti-Skënderbeu?

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 15:48
Skënderbeu

Jemi vetëm në mesin e tetorit, dhe tifozët e Skënderbeut janë që tani duke pyetur, se në cfarë muaji do ta fitojnë titullin e 7 radhazi kampionët? Ndërkohë për të tjerët pyetja është, kush do ta bëjë këtë vit anti-Skënderbeun? Kampionët deri më tani udhëtojnë me 1000 në orë, rekord perfekt me 6 fitore në po kaq ndeshje dhe klasifikimi është i pamëshirshëm. Ata që duhej të ishin rivalët e titullit numërojnë shumë pikë të lëna dhe arsyetimi i një kalendari favorizues për skuadrën korcare deri më tani qëndron, por ndërkohë “trupa” e Agostinellit e ka bërë detyrën, ndërsa pretendentët e tjerë jo.

Kush mund ta bëjë anti-Skënderbeun duket në fakt një pyetje e destinuar të marrë përgjigje shumë shpejt, e madje një pjesë të enigmës mund ta zbulojë pikërisht kjo fundjavë. Të Dielën në “Selman Stërmasi” luhet Tirana-Skënderbeu, ndërsa kalendari më pas ofron në radhë për kampionët, përballjen me Kukësin në shtëpi dhe më pas një tjetër udhëtim drejt kryeqytetit për t’u përballur këtë herë me Partizanin.

Tre ndeshje që vlejnë shumë për të kristalizuar enigmat në lidhje me cështjen e titullit, dihet përballjet e drejtëpërdrejta vlejnë jo 3 por 6 pikë dhe Tiranës, Kukësit e Partizanit ju duhet të vendosin në këto sfida se cili do të jetë kampionati i tyre. Kampionati është ende i gjatë, por po ashtu dhe diferenca e konsiderueshme, ndaj presioni është i gjithi mbi rivalët, pasi egziston edhe një opsion i frikshëm për të gjithë sfidantët e titullit. Nëse bien të gjithë si “birilat” në 3 ndeshjet e radhës para Skënderbeut, korcarët mund ta “vrasin” kampionatin që në tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat