Tifo-grupi kosovar hedh topa të tenisit në fushë, kërkon dorëheqjen e kryesisë

Futboll

Tifo-grupi kosovar hedh topa të tenisit në fushë, kërkon dorëheqjen e kryesisë

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 18:59
Ilustrim

Tifo-grupi ferizajas, “Ujqit”, kërkojnë dorëheqjen e kryesisë aktuale të klubit të futbollit Ferizaj.

Kryetari i këtij grupi, Herton Hoxha, thotë që “Ujqit” s’do të ndalen deri sa t’ia arrijnë qëllimit.

“Ne kërkojmë dorëheqjen e kryesisë së klubit të futbollit Ferizaj. Në ndeshjen e fundit kemi organizuar gjithçka. Kemi hedhur topa të tenisit në fushë dhe kemi shkruar mesazhe për dorëheqjen e kryesisë. Largimi i këtyre njerëzve nga kryesia e klubit është shpëtimi i vetëm për Ferizajn”, deklaroi Hoxha.

Ferizaj ndodhet në pozitat e fundit të tabelës, pas rikthimit në Superligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat