Gashi me Colorado-n në krye të kampionatit amerikan

Futboll

Gashi me Colorado-n në krye të kampionatit amerikan

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2016 Në ora: 12:26
Shkëlzen Gashi në aksion

Dy gola e Kevin Doyles ia siguruan fitoren Colorado Rapids-it me rezultat 2:1 kundër San Jose Earthquakes, në ndeshjen e vlefshme të  kampionatit amerikan (MSL).  Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi, me bashkëlojtarë dëshmuan lojë shumë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj fituan tri pikë të mëdha, duke e marr kryesimin me 57 pikë, një me tepër se Dallasi pas 32 jave të zhvilluara. Doyle me golat e tij në minutën e 38-të e 73-tën nga penalltia ishte trim i fitores së vendasve, kurse për mysafirët realizoi Wondolowski (57’-nga penalltia). Sulmuesi nga Kosova që luan për kombëtaren e  Shqipërisë ka dhënë maksimumin në këtë fitore të madhe. Ai u zëvendësua në minutën e 69-të nga Calvert.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat