Feniksi i mrekullive, shkon më tutje në Evropë

Futboll

Feniksi i mrekullive, shkon më tutje në Evropë

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 15:14
Pamje nga një ndeshje

Kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi nga Drenasi, ka kaluar në rrethin Elitë të “UEFA Futsall Cup”, pasi ka mposhtur Tbilisi State University me rezultat 7:3.  Brahimi realizoi tri gola, Mejzini dhe Alibegu realizuan nga dy gola, për t’ia siguruar Feniksit pozitën e dytë në grupin 2 me gjashtë pikë, rapoton Gazetaolle. Dy pozitat e para të grupit kalojnë tutje në rrethin Elitë, ku do të luajnë 16 ekipet më të mira të Evropës. Në atë fazë ekipet ndahen në katër grupe ku fituesit kalojnë në gjysmëfinale të “UEFA Futsal Cup”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat