Ronaldo flet për Topin e Artë

Futboll

Ronaldo flet për Topin e Artë

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:46
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo shpreson që ta fitojë sërish Topin e Artë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili shihet si favorit për Topin e Artë pas triumfit në Ligën e Kampionëve me ‘Los Blancos’ dhe në ‘Euro 2016’ me Portugalinë, shpreson se do ta fitojë për herë të katërt këtë çmim.

Ronaldo si konkurrentë për Topin e Artë do t’i ketë edhe tre futbollistë tjerë: Luis Suarez, Antoine Griezmann dhe Lionel Messin.

“Do të dëshiroja që ta fitoj edhe një herë Topin e Artë, por nuk varet gjithçka nga unë. Ka edhe shumë ndeshje për të luajtur deri atëherë dhe shumë gola për të shënuar”, tha Ronaldo, duke lënë të kuptohet se duhet të rikthehet te golat nëse dëshiron sërish ta dërgojë në shtëpi Topin e Artë.

Kjo për faktin se portugezi nuk ka qenë në një formë të mirë këtë edicion. Ai ka shënuar vetëm tre gola në gjashtë ndeshje, starti më i dobët që kur u transferua te ‘Los Blancos’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat