Ja çfarë thotë Mustafi pas fitores së vështirë ndaj Swanseas

Futboll

Ja çfarë thotë Mustafi pas fitores së vështirë ndaj Swanseas

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 19:03
Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi është shprehur tejet i lumtur me tri pikët e radhës të Arsenalit.

Arsenali i Arsene Wenger ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë, duke marrë tre pikë në xhiron e tetë pasi mposhti në shtëpi Swansean me rezultat 3:2.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili bëri paraqitje fantastike edhe në këtë ndeshjes, u shpreh tejet i lumtur me tri pikët e radhës të skuadrës së tij.

“Vazhdojmë me ecurinë e fitoreve, por ishte një ndeshje tejet e vështirë ku luftua shumë deri në fund”, shkroi Mustafi në rrjetet sociale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat