Juventusi përmbysi Udinesen

Futboll

Juventusi përmbysi Udinesen

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 20:52
Juventusi

(E plotësuar) - Juventusi ka përmbysur rezultatin ndaj Udineses, duke triumfuar në fund 2:1

‘Zonja e Vjetër’ e nisi keq takimin, ku e panë vetën në disavantazh pas 30 minutave lojë. Jakub Jankto shokoi gjithë të pranishmit duke shënuar për 0:1. Por, para se skuadrat të shkojnë në pushim, Dybala shënoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin.

Ylli i Argjentinës shënoi edhe një tjetër në fillim të pjesës së dytë, për t’ia siguruar kështu Juves tre pikë shumë të rëndësishme në xhiron e tetë në Serie A.

Pas kësaj fitoreje, Juve ka grumbulluar 21 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë që e mban Roma.

Formacionet zyrtare: Juventus - Udinese. Mungon blerja e bujshme

Sot në orën 20:45 Juventusi do të presë në shtëpi skuadrën e Udineses, ndërsa dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Barzagli, Evra; Cuadrado, Hernanes, Lemina, Alex Sandro; Mandzukic. Dybala.

Udinese: Karnezis, Armero, Felipe, Danilo, Wague; Jankto, Kums, Fofana; Thereau, Zapata, De Paul.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat