Fejzullahi: Skënderbeu i favorizuar, e kapim!

Futboll

Fejzullahi: Skënderbeu i favorizuar, e kapim!

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 22:43
Starova

Rikthim me fitore në stol në ndeshjen ndaj Lacit, por mbi të gjitha Starova i gëzohet dhe besimit që gëzon në radhët e lojtarëve te Partizani. Në kampin e kuq nuk e fshehin kënaqësinë për marrjen e timonit sërish në dorë nga trajneri i fundit që ka shpallur Partizanin kampion, duke nisur nga Arbnor Fejzullahi, personazhi i radhës në sallën e konferencave në klubin 15 herë kampion.

“Normalisht ardhja e Starovës në drejtimin e skuadrës është pritur mjaft mirë në klub pasi ai e njeh shumë mirë ekipin dhe po ashtu kemi patur ecuri pozitive në periudhën kur ai na ka drejtuar. Dihet nga të gjithë që trajneri Starova ka një eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar”.

Pas suksesit ndaj Laçit, këtë të Hënë të kuqtë presin në Elbasan Arena Flamurtarin, një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat, me Fejzullahin që shtjellon konceptin e motos “fitorja të ndihmon të fitosh”.

“Përballjen me Flamurtarin e presim me qetësi. Normalisht fitorja në Lac ka rikthyer atmosferën pozitive por ne nuk duhet të jemi euforikë, pasi na duhet ta respektojmë në maksimum kundërshtarin dhe të arrijmë synimin tonë, fitoren”.

Synimi afatgjatë është titulli kampion, Skënderbeu kryesues është 7 pikë larg por për Fejzullahin distanca është e rikuperueshme, e madje për mbrojtësin objektivi është që të barazohen me korcarët që në përballjen e parë direkte pas 3 javësh, cka do të thotë se këtë të dielë ju duhet të bëjnë
tifo për Tiranën.

“Është e rikuperueshme pasi tani do të fillojnë të luajnë edhe ndeshjet në transfertë. Natyrisht që kalendari i ka favorizuar ndjeshëm pasi i kanë luajtur përballjet në shtëpi deri tani. Ne shpresojmë që të barazohemi me ta që në përballjen direkte”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat