Bayerni ndalet në Frankfurt, fiton Kolni i Mavrajt

Futboll

Bayerni ndalet në Frankfurt, fiton Kolni i Mavrajt

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 23:13
ilustrim

Eintrahti i Frankfurtit ndali në barazim 2-2 Byernin e Mynihut në “Commerzbank-Arena”, duke i dhënë mundësi Kolnit që ta ngushtonte në vetëm dy pikë diferëncën me bavarezët. Dy herë kaluan në avantazh kampionët në fuqi të Bundesligës, por po kaq herë barazuan vendasit në një sfidë të tensionuar ku u dhanë shumë kartonë të verdhë dhe një i kuq. Pa u mbushur 10 minuta lojë Arjen Roben shfrytëzoi një pasim të Alabas për golin e 0-1.

Frankfurti nuk u demoralizua dhe 2 minuta para përfundimit të kohës së Huszti i coi skuadrat në dhomat e zhveshjes në ekulibër të plotë.

Bayerni u shfaq dominues edhe në fillim të pjesës së dytë derisa në të 62-tën shënoi golin e dytë me Kimich…

U duk sikur ndeshjqa u mbull me ndëshkimin e Husztit me karton të kuq në minutën e 65-të pas dy të verdhave, në një moment tensioni në fushë. Mirëpo në të 78-tën Fabian realizoi një gol me peshë, që vlejti një pikë për Eintrahtin e Frnakfurtit.

Përfitoi nga ndalesa e Bayernit Kolni, që moshti 2-1 në shtëpi Ingolstadin. Anthony Modeste realizoi dy gola për vendasit që në pjesën parë, fillimisht në të 28-ën pas pasimit të Osakos, ndërsa në të 39-ën shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ingolstadi pas shumë përpjekjesh mundi  të shkurtonte diferencën në minutën e 89-të me Hinterseer, qw u tregua i saktw nga pika e bardhw,  por në minutat shtesë Kolni nuk lejoi tjetër gol duke u kthyer te fitoja pas dy barazimeve radhazi.

Arrin nëj fitore shumë të rëndësishme edhe Verder Bremeni, që mposhti 2-1 në shtëpi Bayer Leverkusenin. Jonuzovic realizoi për vendasit që në minutën e 12, ndërsa në të 27-ën Calhanglu ktheu baraspeshën. Gjithsesi në pjesën e dytë Verderi gjeti golin e fitores me Manneh, me rezultatin që nuk ndryshoi më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat