Celina asistoi, Twente nuk fitoi

Futboll

Celina asistoi, Twente nuk fitoi

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2016 Në ora: 14:22
Bersant Celina

Nuk mjaftoi as asistimi i Bersant Celinës që skuadra e Twente-s t’i ndalë tri pikë në konak të vetin. Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, bëri paraqitje mjaft të mirë për Twente-n, e cila në konak të vetin barazoi me rezultat 2:2 me Zwollen. Celina asistoi në minutën e 78-të kur Unal shënoi për epërsinë 2:1, po kjo nuk zgjati më shumë se deri në gjashtë minuta para se të përfundoi takimi. Klich (10’-nga penalltia) e Unal (78’) shënuan për Twente-n dhe për Mokhtar (40’) e Warmerdam (84’) për Zwollen. Twente renditet në vend të shtatë me 14 pikë, kurse Zwolle i 17-ti me vetëm 6 pikë të mbledhura pas 9 jave në elitën e futbollit holandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat