Skuadra e vetme në Evropë që i ka fituar të gjitha ndeshjet deri tani

Futboll

Skuadra e vetme në Evropë që i ka fituar të gjitha ndeshjet deri tani

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 21:33
Feyenoordi

Vëmendja e tifozëve të futbollit zakonisht është te top pesë ligat e mëdha evropiane (Liga Premier, Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligeu 1).

Dhe më këtë rast shpesh herë mund të na ikin gjëra interesante nga ligat tjera më të vogla, por që pjesë e tyre janë klube të mëdha.

Këtë herë po ndalemi te liga elitare e Holandes, Eredivisie dhe te forma fantastike e Feyenoordit.

Klubi i drejtuar nga Giovanni van Bronckhorst është klubi i vetëm në Evropë që ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat.

Kjo statistikë vlen për top 20 ligat e mëdha evropiane dhe është mjaft befasuese.

Nëntë ndeshje, nëntë fitore, 25 gola të shënuar dhe vetëm tre të pranuar, bëjnë që Feynoordi të ketë një start magjik të sezonit 2016/17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat