Zyrtare: Embolo mund të mungojë deri në gjashtë muaj

Futboll

Zyrtare: Embolo mund të mungojë deri në gjashtë muaj

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 21:56
Breel Embolo

Breel Embolo u detyrua të lë fushën në minutën e 24-të në ndeshjen ndaj Augsburgut.

Zvicerani u zëvendësua nga sulmuesi i njohur holandez, Klaas-Jan Huntelaar, por ai do të jetë një mungesë e madhe për klubin gjerman.

Schalke ka konfirmuar se Embolo i është nënshtruar operacionit në kyçin e këmbës dhe do të jetë jashtë fushës së blertë për katër deri në gjashtë muaj.

Embolo u transferua nga Baseli gjatë verës për 25 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat