Montella: Milani po e ndjen Evropën, ndaj Juves me këmbët në tokë

Futboll

Montella: Milani po e ndjen Evropën, ndaj Juves me këmbët në tokë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 09:48
Vincenzo Montella

Vincenzo Montella ka thënë se Milani mund të frymojë ajrin e Evropës pas fitores ndaj Chievos. Rossonerët ndajnë vendin e dytë në tabelë me Romën, pas triumfit prej 3-1 në Verona.

“Ishte një fillim i fortë nga Chievo dhe ne nuk ishim të rrjedhshëm sa duhej, prandaj nuk isha i kënaqur”.

“Pas pushimit mendoj se bëmë sa duhej për ta merituar fitoren, edhe pse kemi mundur ta përfundojmë ndeshjen më herët. Ishte një fitore e merituar ndaj një Chievo të shkëlqyer që na shkaktoi probleme reale”.

“Tash mund ta ndiej ajrin e Evropës, po. Të shtunën luajmë ndaj Juves, një prej ekipeve më të mira në Evropë”.

“A është një duel për Scudetto? Situatat e caktuara nuk janë për ne, po qëndrojmë me këmbët në tokë”, ka deklaruar Montella për Mediaset Premium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat