Tirana 2-1 Skënderbeu, Bledi Shkëmbi jep një deklaratë befasuese

Futboll

Tirana 2-1 Skënderbeu, Bledi Shkëmbi jep një deklaratë befasuese

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:50
Bledi Shkëmbi

Ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi ka bërë një deklaratë surpizë pasi Tirana sipas tij meritoi fitoren.

Në një intervistë për ‘Supersport’, Shkëmbi theksoi se skuadra e Tiranës është një pretendente kryesore për të fituar titullin në Superligën shqiptare.

“Tirana e meritoi fitoren. Ishte një ndeshje që e kishte përgatitur më mirë dhe që e interpretoi si duhej. Duke parë edhe ndeshjet e luajtura deri tani, kjo skuadër ka shfaqur cilësi në lojë. Jo vetëm në këtë përballje me Skënderbeun por Tirana ka treguar  se ka bërë ndeshje të mira me Kukësin dhe Partizanin. Prandaj unë mendoj që kryeqytetasit janë një ndër pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion”, përfundoi Shkëmbi.

Ndeshja e djeshme mes Tiranës dhe Skënderbeut përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të kryeqytetasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat