Laci befason Vllaznia, fiton me përmbysje në “Reshit Rusi”

Futboll

Laci befason Vllaznia, fiton me përmbysje në “Reshit Rusi”

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 22:49
ilustrim

Laci bën surprizën e madhe në javën e 7-të të Superiores, mosht 1-2 me përmbysje Vllazninë, për të cilën rikthimi në “Reshit Rusi” për shkak të ndërhyrjes në terrenin e “Loro Boricit” ndikoi negativisht. Një goditje e rëndë kjo për formacionin kuqeblu, që dështoi pikërisht në momentin kur fitorja i nevojitej për t’u shkeputur me skuadrat e fundtabelës.

Para se topi të shkelmohej për herë të parë në “Reshit Rusi” u mbajt një minutë heshtje për Esat Rakiqin,  ish-futbollistin dhe trajnerin e portierëve të Vllaznisë, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Loja u përqëndrua përgjithësisht në mesin e fushës, derisa në minutën e 14-të kuqeblutë zhbllokuan rezultatin. Cinari nga e djathta kroson në qendër për Shtubinën, i cili i pozicionuar në vendin e duhur realizon me kokë.

Laci ktheu ekilibrat pas vetëm 10 minutash, por në këtë rast pati bashkëpunimin e portierit Agovic. Faton Toski nuhat pozicionimin e gabuar të malazezit në momentin e ekzkutimit të një goditje të lirë, duke e dërguar toin në rrjetë nga një distancë e largët.

Për kurbinasit ky ishte goli i parë që nga filimi i sezonit.

Shkodranët e kanë të vështirë t’u besojnë syve, loja duhet të rinisë edhe një herë nga qendra.

Ndeshja ndërpritet për disa minuta për t’i ardhur në ndihmë Bardullës, që deytrohet të brakisë fushën i dëmtuar nga Akuino, për të cilin gjyqtari Kola nuk e kursen kartonin e verdhë, ndërsa Cungu detyrohet të hedhë në fushë Weizter.

Vllaznia e këkroi me ngulm golin pjesën e dytë, fillimisht tentoi me Krymin me një goditje nga distanca n të 62-ën, po Selmani ndërhyri në kohë.

Kuqeblutë morën një goditje të rëndë në minutën e 71-të, sërish nga një goditje standarde. Bruno Lulaj pasi kontrolloi bukur topin në zonë, nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit Agovic.

Vetën pak castë me pas, Celhaka tentoi mrekullinë me një parabël, po topi përfundoi mbi tra.

Ndërhyn menjëherë Cungu me Ylli Hoxhën që mori vendin e Weitzer, ndonëse vetë kroati kishte zëvendësuar Bardullën.

E pamundur për Vllaznisë për të gjetur të paktën golin e barazimit në minutat e mbetura, ndërsa Laci festoi fitoren e parë kampionat, sukses që e largon nga zona e ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat