Gjigantët e Evropës çmenden pas yllit të ri të Uruguait

Futboll

Gjigantët e Evropës çmenden pas yllit të ri të Uruguait

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 10:36
Joaquin Ardaiz

Joaquin Ardaiz, sulmuesi i skuadrës uruguaiane, Danubio, ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Paraqitjet e mira me skuadrën uruguaiane, Danubio, kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të zgjojnë interesim për 17 vjeçarin, Joaquin Ardaiz.

Sipas The Sun interesim për sulmuesin e ri kanë shfaqur skuadrat si: Barcelona, Liverpool, Atletico Madrid, Porto.

Pavarësisht këtyre interesimeve,  Ardaiz pëlqen skuadrën e Liverpoolit.

"Unë e dua Liverpoolin dhe Premierligën dhe unë dua të luaj atje”, ka deklaruar uruguajani, i cili krahasohet me Zlatan Ibrahimovicin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat